Lajmet e fundit

OKB-ja i bën thirrje Hungarisë t’i jap fund qëndrimit anti-emigracion

Agjensia e refugjatëve e OKB-së dhe grupe të të drejtave të njeriut ka kërkuar nga Hungaria t’i jep fund politikës që promovon ‘intolerancën dhe urretjen’ ndaj emigrantëve, përderisa Europë po lufton për të përballuar krizën më të keqe të migracionit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në një deklaratë të përbashkët, UNHCR, Këshilli i Evropës dhe zyra e të drejtave të njeriut bëri thirrje liderëve të Hungarisë të ndihmojnë  OSBE-në në lidhje me njerëzit që kanë qenë të detyruar të largohen nga vendi i tyre kundër vullnetit dhe dëshirës, transmeton Gazeta Blic.

OKB-ja ka kritikuar fushatën publike të nisur nga qeveria hungareze, e cila refugjatët e larguar nga lufta i ka portretizuar si ‘kriminelë, pushtues dhe terroristë’.
Fushata ka qenë e publikuar edhe nëpër mediat kombëtare, ku shumica prej tyre në titull kryesor kanë pasur të shkruar: “Kuota rrit kërcenimin terrorist!”

Titujt i janë referuar BE-së e cila planifikon të shpërndajë 160 mijë refugjatë dhe emigrantë nëpër të gjitha vendet e bllokut.

Hungaria ka marrë një qëndrim të ashpër mbi krizën e refugjatëve, duke mbyllur kufijtë e saj jugorë , në mënyrë për të ndaluar fluksin e emigrantëve.

Ndërkaq, Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto reaguar ndaj kritikave, duke mohuar se mbjelljen e frikës ndaj refugjatëeve dhe emigrantëve, transmeton Gazeta Blic.
“Ne vetëm jemi duke e shfaqur realitetin…për më tepër ne kurrë nuk kemi deklaruar se të gjithë emigrantët janë terroristë, por me rrjedhjen e pakontrolluar të emigrantëve, rritet edhe kërcenimi në Europë,” është shprehur ai.
Organizatat e të drejtave të njeriut, tha se Hungaria duhet të kontribojë në zgjidhjen e krizës.
Që nga janari i këtij viti, rreth 970 mijë refugjatë dhe emigrantë kanë kaluar në Europë, shumica e të cilëve kanë kaluar përmes Greqisë dhe ishujve të Egjeut, raporton UNHCR.

Leave a Reply

Your email address will not be published.