Një foto jo të zakonshme ka qenë ajo e mbrëmjes së djeshme postuar nga Olta Boka, në profilin e saj në Instagram.
Këngëtarja ka hedhur një foto, ku shfaqet në spital së bashku më të vëllain Stivin, i cili duket se ka patur një problem shëndetesor. Fatmirësisht vëllai i artistes është mirë dhe për këtë arsye ajo shkuan një dedikim shumë emocionues.
“Momenti kur të rikthehet buzëqeshja. Njerëzit e zemrës puthini, përqafojini sa herë të mundeni. Vëllaçko im është mirë”, shkruan Boka.
Një mesazh prekës, jo vetëm dedikuar të vëllait, por dhe të gjithë ne, për të treguar më shumë dashuri për njëri-tjetrin.