Nganjëherë zgjimi është aq i rëndë dhe uria e madhe, sa që vet fakti se duhet të fërgoni është i vështirë. Për t’ju lehtësuar këtë ndjenjë, ju prezantojmë omëletën që përgatitet në qese.
▪ Duhet të merrni një qese që mbyllet hermetikisht.
▪ Vendosni në të dy ve, kërpudha të grimcuara, djathë të grirë, domate, presh, apo përbërës tjerë që juve ju pëlqejnë.
▪ Mbylleni qesen dhe përziejini mirë.
▪ Pastaj, hidheni në ujë që është duke vluar dhe zieni për 13 minuta.
▪ Varësisht nga shija, leni dhe më gjatë, nëse dëshironi të jetë më i fortë.
Shërbejeni me sos domatesh, apo perime të freskëta.
Por fillimisht, shikojeni videon më poshtë, për të vërtetuar se do ta bëni si duhet.