Tre ditë ma parë, Projekbuxheti i vitit 2016 mori miratimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa, për me kalue në lexim të parë në Kuvend.
Por votimi i këtij projektligji në Kuvend nuk asht shqetësim i Ministrisë së Financave, e as i qeverisë.
E votimit kundër, të paralajmëruem nga Grupi 6+, në rast të mosndamjes së mjeteve për pakicat, ka me iu shtue edhe veprimi i bllokut opozitar.
Enver Hoti, nga Nisma për Kosovën, thotë se opozita nuk ka me lejue kalimin e buxhetit.
Projektbuxheti i vitit 2016 kritikohet edhe nga nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollqaku. Ajo thotë se ky buxhet nuk sjell rritje ekomomike për vendin, e kjo ka me qenë arsyeja e bllokimit të seancës së Kuvendit nga opozita.
Ma herët, Projektbuxhetin e 2016’s e kanë kritikue përfaqësuesit e biznesit, si dhe ekspertë të ekonomisë, derisa Qeveria pret që rritja ekonomike vitin e ardhshëm me qenë rreth 4%.
https://www.youtube.com/watch?v=ilTPfZylNl0