Lajmet e fundit

Opozita do të protestojë më 11 shkurt?

Protesta e radhës, e cila është paralajmëruar nga tri partitë opozitare (VV, AAK dhe Nisma),  mund të mbahet muajin që vjen Sipas burimeve të Gazetës sonë, partitë opozitare si datë të favorshme për këtë protestë, e kanë përzgjedhur datën 11 të muajit që vjen.

“Opozita duket se ka vendosur. Protestën e radhës do ta mbajë më 11 shkurt”, ka thënë ky burim.

Ndërsa, Opozita e ka mohuar të jetë e vërtetë një gjë e tillë. I kontaktuar nga ne, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, e ka mohuar kategorikisht se protesta është vendosur për këtë datë.

“Nuk është e vërtetë kjo. Data e ardhshme e protestës nuk është përcaktuar ende”, është shprehur Krasniqi.

Por, nga ana tjetër, nënkryetari i kësaj parite, Driton Çaushi, ka thënë sot për Rtv Dukagjinin, se protesta e opozitës do të mbahet para datën 17 shkurt. Madje, ai ka lënë mundësinë që protesta mund të thirret edhe për këtë muaj.

“17 shkurti është datë shumë e largët për një protestë. Protesta duhet të ketë me gjasë shumë më herët. Nuk është që e kemi menduar si datë të mundshme për protestë. Jemi duke menduar se cilët do të jenë hapat më të hershme, me gjasë brenda këtij muaji”, është deklaruar Çaushi.

Përndryshe, protesta e e fundit e thirrur nga partitë opozitare, është mbajtur më 9 janar të këtij viti, me ç’rast është kërkuar zhbërja e marrëveshjeve të Brukselit dhe dorëheqja e Qeverisë aktuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.