Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, u shpreh në aktivitetin e përbashkët të VV-së, AAK-së dhe Nismës, se protesta e opozitës së bashkuar me datën 9 janar, ka qenë e madhe.
E për këtë arsye, u tha ai tutje aktivistëve dhe militantëve partiak të këtyre paritve, “viti i ri ka filluar me 9 janar”. “Opozita e bashkuar është shansi edhe për demokraci. Opozita e bashkuar po e merr karakterin e Lëvizjes popullore”, ka thënë ai.
Ymeri gjatë fjalimit të tij ka akuzuar Mustafën e Thaçin. Derisa, Thaçin ka thënë se pas Dacicit ai i ka quajtur qytetarët terroristë të ISIS-it. “Sa më shkurt Mustafa e Thaçi në pushtet, aq më shpejt do të kemi shtet dhe sovranitet”, ka deklaruar Ymeri.