Lajmet e fundit

Opozita e bashkuar takim mobilizues në Prizren (Foto)

Në vazhdën e aktiviteteve për organizmin “Manifestimit për Republikën” të opozitës më 28 nëntor, opozita e Bashkuar në Prizren mbajti takimin e radhës të përbashkët,për koordinimin e angazhimeve lidhur me këtë manifestim.

Përfaqësuesit nga VV,AAK,BD dhe Nisma janë duke biseduar me strukturat e tyre dhe me qytetarët në Prizren që në mënyrë sa me te organizuar të marrin pjesë në këtë manifestim dhe ti thonë jo marrëveshjeve të dëmshme të nënshkruara me Serbinë, ta shpëtojmë Kosovën nga Bashkësia e komunave Serbe dhe Demarkacionit i kufirit me Malin e Zi, transmeton Indeksonline.

Nisja të shtunën nga Prizreni bëhet në mënyrë të organizuar nga stacioni i Autobusëve në ora 10:30, si dhe nga fshatrat Korishë, Zhur, Billush, Gjonaj dhe Romaje. Pjesëmarrja jonë masive do të dëshmojë se Prizreni nuk e duron kthimin e Serbisë ne Kosovë./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.