Lajmet e fundit

Opozita e bllokon Kuvendin Komunal të Prishtinës

Mbledhja e nëntë e Kuvendit Komunal të Prishtinës përsëri është ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit.

Kjo ka ndodhë pasi ekzekutivi dhe asamblesitët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar sallën në shenjë protestimi pasi që asambleistët e LDK-së dhe PDK-së me shumicë votash larguan 10 pika nga rendi i ditës që kishin të bënin me urbanizmin, njofton Klan Kosova.

Lirak Çelaj, shefi i asmablesitëve të PDK-së kërkoi nga kryetari Shpend Ahmeti që pikat të cilat kanë të bëjnë më urbanizmin me një vendim të shkruar të ia jap ndonjë drejtorie tjetër, e jo drejtorit të urbanizmit Liburn Aliut.

Një gjë të tillë nuk e pranoi Ahmeti, më pas asamblestët e LDK-së dhe PDK-së votuan që të largohen ato pika.

Pasi u larguan nga salla, asambleistët e VV-së dhe ekzekutivi, shefi i grupit të asambleostëve të LDK-së Sami Hamiti, tha se ekzekutivi braktisi senacën përshkak se nuk deshën të raportojnë para kuvendit për raportin financiar të 6 mujarit të parë të këtij viti, poashtu nuk deshën të flasin as për raportin e auditimit, i cili sipas Hamitit ka shumë komente negative.

Hamiti tha se vetëm 21 përqind të Buxhetiti të aprovuar të 2015-ës janë shpenzuar për projekte kapitale që sipas Hamitit është nivel shumë i ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.