Opozita në Gjilan ka reaguar ashpër ndaj kreut të komunës, Lutfi Hazirit, një ditë pas raportimit të KTV-së rreth vizitës së tij në Kanada.
Drejtuesit e degës së PDK-së në Gjilan thonë se shkuarja e tij në Kanada, nuk kishte të bënte asgjë më shumë sesa me një vizitë turistike te të afërmit familjarë të zyrtarëve komunalë që jetojnë në atë qytet të Kanadasë, me buxhet të komunës, raporton KTV.
Riad Rashiti, këshilltar nga PDK-ja, thotë se deri më tani ky kryetar komune i ka realizuar dhjetëra vizita të tilla turistike dhe asnjë rezultat të vetëm nuk e kanë dhënë këto vizita të tij, për interes të qytetarëve të Gjilanit, përveç që për këto dy vjet janë shpenzuar mbi 100 mijë euro nga buxheti komunal.
Adonis Tahiri nga LVV-ja e ka quajtur Hazirin gënjeshtar patologjik.
“Luta, ky rrenc patologjik, publikoi një fotografi në Facebook, me të cilën tentoi t’i lajthitë qytetarët e Gjilanit dhe të gjithë Kosovës se kinse ‘është mirëpritur’ në Kanada me një billbord në qytet”, ka shkruar Tahiri, transmeton KOSOVANEWS
Ndërsa vet Haziri ka thënë se kjo që është thënë për të është e pavërtetë.