Lajmet e fundit

Opozita gjilanasve: Me dy marrëveshjet Anamorava do të pësoj më së shumti

Vazhdimin e manifestimit nëpër qytetet kryesore të Kosovës, opozita e bëri sot në Gjilan, me ç’rast iu drejtua gjithë Anamoravës me mesazhe të shumta për të mos pranuar dy marrëveshjet atë me Serbinë dhe Malin e Zi.

Në këtë manifestim morën pjesë mijëra protestues të cilët mbanin në duar parullat “Poshtë Zajednica”, “Nuk i falim tokat tona”, “Hashimi e nisi”, “Isa e Bitisi”, etj.

Të pranishmëve iu drejtuan tre krerët e subjekteve opozitare duke ftuar ata dhe qytetarët e tjerë që nuk ishin të pranishëm të asaj ane që të luftojnë për sovranitetin e Republikës së Kosovës, pasi që atë po duan ta shkatërrojnë qeveritarët e tanishëm.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tha para protestuesve në Gjilan se dy kryepolicët, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi flasin vetëm me polici jo kundër krimit dhe korrupsionit, po kundër opozitës duke e keqpërdorur policinë për ta kthyer atë kundër qytetarëve dhe për t’i vendosur ata në shërbim të “Zajednicës”.

Sipas tij, këta policë duhej t’i luftonin strukturat ilegale serbe, por një gjë e tillë nuk do të ndodh, por j o me këtë pushtet.

“Kosova nuk mund të ketë brenda një ‘Zajednicë’ e cila ia kontrollon një të katërtën e territorit. Një ‘Zajednicë’ e cila me të dy këmbët ia shkelë Kushtetutën kësaj Republike. Ne nuk mund të pranojmë që t’ia falim ‘Zajednicës’ së Serbisë Trepçën, Ujmanin, Brezovicën, minierat e Artanës, sistemin energjetik, tregun dhe tokën e burimet e saj. Buxheti i Republikës së Kosovës është tepër i vogël, tepër i varfër për të mundësuar mirëqenie për qytetarët. Ai natyrisht që nuk mund të ndahet në dysh ku një pjesë të tij t’ia falim ‘Zajednicës’. Republika nuk mund ta pranojë një Kuvend të dytë, i cili ka pushtetet, pushtet-bërës për ‘Zajednicën’. Policia e Kosovës nuk duron të ndahet në dysh me një zinxhir komandues të ndarë për ‘Zajednicën’. A e keni parë se sa të fortë dhe efikas janë kundër opozitës, e qashtu Policia e Kosovës duhet të bëhen të vendosur kundër Strukturave Ilegale të Serbisë dhe ashtu do të bëhen por jo me këtë pushtet”, tha Ymeri.

Ai bëri të ditur para qytetarëve se së shpejti do të shihen edhe në Prishtinë, për manifestimin gjithëpopullor.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova është e gjithë qytetarëve, edhe e serbëve të Serbisë porse në asnjë mënyrë Serbia nuk mund të vendos për Kosovën.

Ai tha se Kosova është bërë vendi më i korruptuar dhe më i pa zhvilluar ekonomikisht.

“Mali i Zi po thotë se nuk duamë tokë të Kosovës, e pushtetarët tanë prapë po donë me jua dhënë. Në Kosovë, burra e gra, dj em të rinj e vajza janë bërë bashkë me i thënë jo ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë, mi thënë jo demarkacionit që po i fal tokë Kosovës, tani këta të rijnë po ballafaqohen me pushtetin i cili i burgosë. Pse po e bënë këtë? Vetëm t’i frikësojë që këta të pajtohen me këto marrëveshje. Pra mendoni sa larg shkojnë, kanë arrestuar deputetë, kanë arrestuar nënë të fëmijëve vetëm të na frikësojnë ne që t’i pranojmë këtë marrëveshje. Por, gabojnë këta siç kanë gabuar edhe para tyre të tjerët, nuk mund ta detyrosh shqiptarin që me zor ta detyrosh të pranojë të këqija për vendin e vet”, tha Haradinaj.

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj iu ka drejtuar protestuesve në Gjilan, duke thënë se marrëveshjet nuk kalojnë sepse nuk mund të kalojnë mbi vullnetin e qytetarëve.

Ai tha se pjesëmarrja e gjithë atyre qytetarëve në qendër të Gjilanit është dëshmi që Kosova e përgjumur po ngjallet, duke ftua r kështu gjithë qytetarët e Anamoravës që t’i thonë jo marrëveshjeve, pasi sipas tij nga këto marrëveshje do të pësojnë ata më së shumti.

“Kosova sot po i u tregon të gjithë atyre që duhet të ju tregoj se për fatin tonë, nuk mund dhe nuk do të lejojmë që një individ të vendos për Kosovën. Për Kosovën vendosët vetëm në Kosovë dhe askush tjetër duke respektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Mirënjohje dhe falënderime të gjithë juve që na keni mbështetur dhe po e shpërndani, po e mbroni Republikën e Kosovës. Edhe një porosi për Anamoravën, e thanë parafolësit, përfaqësuesit e opozitës këtu në Gjilan dhe dëgjojini mirë dhe kujtojini mirë fjalët e tyre që thanë sepse ata prekën pikat më kryesore që po ballafaqohet Anamorava: Nëse sot nuk e ndalim të keqën, nesër më së shumti do të vua j Anamorava nga e keqja që mund t’i vije nga demarkacioni me Serbinë. Prandaj sot për të mbrojtur të nesërmen”, tha Limaj.

Edhe pse në arrest shtëpiak, deputeti i Vetëvendosjes Ismail Kurteshi, iu drejtua protestuesve duke thënë se Kosova nuk ka tokë për të falur por as sovranitet për të humbur.

Sikur Kosova të mos kishte pranuar marrëveshjet me Serbi, tani ajo do ta kishte vetëm fqinje atë dhe jo brenda Kosovës.

“Ne jemi sot këtu që secili prej nesh duke e kryer detyrën tonë qytetare, e unë edhe qytetare edhe betimin e deputetit I cili më ngërthen mua si secilin prej jush që ta mbrojmë Republikën e Kosovës me çdo forcë. Nuk ka forcë që na pengon ta mbrojmë këtë vend të cilin me gjak e sakrifica e kemi sjellë deri këtu. Republikën kan ë bërë qytetarët, ju që jeni këtu dhe qytetarët e tërë Kosovës. Republikën do ta mbrojnë qytetarët e Kosovës nga çdo e keqe sepse e kemi parë se ata që e kanë përgjegjësi me mbrojt Republikën nuk kanë vullnet me e mbrojt Kosovën. Ata po jepen vetëm pas hoteleve të tyre të cilat një ditë do t’i lënë me turp. Ne jemi të vendosur që Kosovën ta bëjmë shtet sovran. Sikur ata që po na përfaqësojnë të mos kishin pranuar marrëveshje me Serbinë pa e pranuar Serbia Kosovën, ne sot Serbinë do ta kishim fqinjë e jo hisedare në tokën tonë”, tha Kurteshi.

Manifestimi i opozitës është paralajmëruar që do të vazhdojë të mërkurën në Pejë, pastaj me radhë edhe nëpër qytete të tjera. Ndërsa në fund të këtyre do të bëhet një protestë gjithë-popullore në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.