Lajmet e fundit

Opozita i premtoi Presidentes se nuk do t’ia bllokojë fjalimin në Kuvend

Në takimin e fundit që kanë pasur me presidenten e vendit Atfitete Jahjaga të tre liderët e opozitës së bashkuar Visar Ymeri nga Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga AAK dhe Fatmir Limaj nga NISMA, i kanë premtuar të parës së vendit se në momentin kur ajo do të raportoi në Kuvendin e Kosovës, nuk do të ketë bllokim të seancës sikur herëve të kaluara me gaz lotsjellës e veprime të ndryshme.
Burime të sigurta i kanë thënë RTV Dukagjinit se vet presidentja me tre liderët e opozitës në takimin e fundit, kishte kërkuar përgjigje në rast se me 17 dhjetor, të enjten e ardhshme, do të bllokojnë apo jo seancën kur pritet të raportoi për punën njëvjeçare.

Përgjigja e liderëve të Vetëvendosjes, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën ka qenë e thjesht dhe e sinqertë për presidenten, nuk do të ketë bllokim e as gaz lotsjellës , por që opozita do ta bojkotoj seancën e 17 dhjetorit.

Por krejt ndryshe deklarata kanë dhënë pas takimit me presidenten para opinionit përfaqësuesit e subjekteve opozitare.

Se seancat e Kuvendit të Kosovës do ta bllokohen në mënyra të njëjta përmes gazit e metoda të tjera e ka thënë vet nënkryetari i AAK –se, Ahmet Isufi në emisionin INFO BOX të RTV Dukagjinit.

Edhe seanca për buxhetin e vitit 2016 por edhe ajo kur pritet të raportoi Presidentja, Isufi ka thënë se do të bllokohen.

“Qoftë për buxhetin, qoftë raportimi i Presidentes apo çfarë do teme që është në rend të ditës në Parlamentin e Kosovës e që është më e vogël se këto dy çështje qe po i përmendim, insistojmë që mos të ketë normalitet brenda Kuvendit ku merren vendime që mund të jenë në dëm të shtetit. Tërheqja nga këto dy marrëveshje e lejon pastaj një debat parlamentar të brendshëm për tema të tjera”, ka thënë Isufi.

Frashër Krasniqi nga sekretaria për media e Vetëvendosjes ka thënë se në fillim të javës së ardhshme opozita e bashkuar do të dal me qëndrim zyrtar në lidhje me veprimet e opozitës për seancën e 17 dhjetorit, kur pritet të raportoi presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Leave a Reply

Your email address will not be published.