Lajmet e fundit

Opozita ja kthen mbrapsht letrën Veselit, nuk pranojnë bashkëpunim

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli ka thënë se letra e dërguar nga kryeparlamentari Kadri Veseli nuk është e mirëpritur nga opozita.

Ai në një deklaratë dhënë medieve ka thënë se kjo letër është një përpjekje naive, dëshpëruese e kryeparlamentarit të Kosovës, i cili po përpiqet të merr rolin unifikues.

“Kjo letër nuk është e mirëpritur nga opozita edhe për faktin që kryeparlamentari nuk i është përgjigjur kërkesave të mëhershme të opozitës të cilat janë bërë në Kuvend. Nuk ka asnjë kuptim që të vazhdojnë punimet në Kuvend për arsye se kryeministri Mustafa vazhdimisht potencon se nuk ka tërheqje nga marrëveshjet me Serbinë”, ka thënë Topalli, duke shtuar se do të vazhdojnë ti kundërshtojnë këto marrëveshje që sipas tij ato e ndajnë Kosovën dhe e bëjnë atë jo funksionale.

“Nuk ka kuptim të diskutohet për disa çështje që konsiderohen të përfunduara. Reputacioni dhe besueshmëria e Kosovës në nivel ndërkombëtar ka rënë për shkak të krimit të organizuar, korrupsionit nga organet shtetërore në krye të së cilit qëndron vetë Kadri Veseli me politikanët e tjerë të korruptuar”, tha Topalli.

Ndërkohë kryeparlamentari Kadri Veseli sot përmes një letre publike u është drejtuar tri partive opozitare, AAK-së, Vetëvendosjes dhe Nisma-s, të cilëve u ka bërë thirrje që në Kuvend t`i paraqesin çështjet e tyre. Ai ka thënë se Kuvendi është rruga e duhur për të arritur drejt një konsensusi politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.