Lajmet e fundit

Opozita këmbëngul në dy kushte kryesore(Dokument)

Partitë opozitare kanë lëshuar një kumtesë të përbashkët për medie, ku kanë theksuar se kanë dy kushte kryesore, pa plotësimin e të cilave, nuk do të normalizohet situata.

Lexojeni të plotë njoftimin e tyre.

DEKLARATË E OPOZITËS SË BASHKUAR
Ne jemi të vendosur në protestën tonë kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe asaj për demarkacionin me Malin e Zi. Qeveria e Republikës me marrëveshjet në fjalë ka krijuar situate të jashtëzakonshme. Kuvendi nuk mund të vazhdojë sikur zakonisht. Protesta jonë në Kuvend nuk do të ndalet dhe nuk do të lejojmë normalizimin e ‘Zajednicës’ dhe faljen e tokave të Kosovës Malit të Zi.
1. Kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit që të mos thërras më seancë plenare. Çfarëdo insistimi në këtë drejtim është provokim dhe përshkallëzim i situates në Republikën e Kosovës.
2. Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të merr vendim për tërheqje nga Marrëveshjet me Serbinë dhe atë për demarkacion me Malin e Zi. Vetëm tërheqja nga këto marrëveshje do ta kthejë normalitetin institucional dhe shoqëror në Kosovë.
Prishtinë,
15 tetor 2015

12106842_10153011480887000_9178840219132115290_n (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published.