Lajmet e fundit
Opozita kërcënon

Opozita kërcënon

Blloku opozitar i bashkuar tashmë në një front, ka bojkotuar mbledhjen e Kryesisë së kuvendit të Kosovës, duke treguar se do të mbesin në pozicionet e njëjta-kundër qeverisë.

Opozita, përveç që ka kërcënuar me “tërmet politik” ka ritheksuar vendosmërinë për të bojkotuar seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, derisa kryeministri Isa Mustafa ta tërheqë nënshkrimin nga marrëveshja e fundit e arritur me Serbinë për Asociacionin e Komunave serbe dhe për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Kërcënimet e opozitës, i ka reflektuar ish-kryetari i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, i cili në deklarimin e tij të fundit ka thënë troç, se pritet të ndodhin termete politike në ditët e ardhshme. Por, me këtë nuk është pajtuar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka thënë se Kurti po i shfrytëzon rrethanat politike në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.