Përfaqësuesit e opozitës kanë këmbëngulur se do të vazhdojnë ta bllokojnë punën e Kuvendit të Kosovës, deri në momentin e tërheqjes së nënshkrimit nga pozita.
Donika Kadaj- Bujupi ka folur në emër të opozitës ku ka thënë se kuvendi do të jetë i bllokuar deri në momentin kur të dorëhiqet ose tërhiqet qeveria.
“Ne do të vazhdojmë ta pengojnë arritjen e këtyre marrëveshjeve deri në momentin kur qeveria të tërhiqet ose dorhiqet”, ka thënë Kadaj- Bujupi, raporton Indeksonline
Ndërsa shefi i grupit parlamentar të VV-së Glauk Konjufca ka thënë se janë duke e mbrojtur republikën nga uzurpatorët duke iu referuar koalicionit qeverisës.