Opozita LAN ka treguar se në ditën e 15 të mbledhjes së nënshkrimeve kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe e kundër demarkacionit me Malin e Zi, numri i tyre ka tejkaluar 150 mijë.
“Falë interesimit të madh qytetar dhe punës së palodhshme të aktivisteve dhe aktivistëve, ‘Zajednica’ dhe demarkacioni me Malin e Zi do të parandalohen”, thuhet njoftimin e opozites LAN .
“Nuk ka fuqi që mund ta zmbrapsë vullnetin e qytetarëve. Ndërsa nuk ka qeveri që nuk zmbrapset nga ky vullnet. Ne ju bëjmë thirrje qytetarëve të Republikës që edhe ditëve në vijim t’i përgjigjen masivisht nënshkrimit të peticionit sepse vetëm angazhimi qytetar mund ta shpëtojë vendin”, thuhet më tej aty.