Lajmet e fundit

Opozita me aktivitet, Policia rrethon stacionin

Tri partitë opozitare kanë nisur një aksion para Pallatit të Rinisë, dhe kanë vazhduar deri tek Stacioni i Policisë së Kosovës në qendër.

Aktivistët e të tria partive ata të VV-së, AAK-së dhe Nismës, po mbajnë në duar pankarta me mbishkrime: “Liri deputetëve! Poshtë diktatura!”, dhe “S’ka dhunë që na ndalë”.

Këto pankarta ata i kanë hedhur para një kordoni të Policisë së Kosovës që është krijuar në hyrje të stacionit.

Ky aksion vjen nga zhvillimet e fundit në vend ku deri më tani janë arrestuar pesë deputetë ndërsa dy të tjerë po kërkohen ende.

Njëra prej aktivisteve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se veprimet e opozitës nuk janë bërë nga qejfi por nga pakënaqësitë dhe se deputetët e Kosovës nuk janë zgjedhur vet por nga votat e popullit.

12324984-10153098209847511-1015337156-n_8316   

Leave a Reply

Your email address will not be published.