Blloku i partive opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën, janë pajtuar që në fund të këtij muaji të mbajnë portestë popullore për të kundërshtuar themelimin e ‘Zajedncës’ dhe dermakacionin me Malin e Zi.
Burime të ORAinfo, brenda partive opozitare kanë bërë të ditur se partitë opzoitare janë pajtuar që të thërrasin protestë, pasi të arijnë 200 mijë nënshkrim në petetecionin kundër ‘Zajednicës’.
Burime të njëjta bëjnë të ditur se organizimi i protestave ka qenë e diskutimit edhe dje në takimin që kanë mbajtur liderët tri partive opozitare.
“Deri më tani janë mbledh afër 140 mijë nënshkrime në petecionin kundër ‘Zaednicës’ dhe projeksionet tona janë që deri në mesin e këtij muaji të arrijmë 200 mijë nënshkrime dhe më pas do të fillojnë përgaditjet për protestë, e cila pritet të mbahet kah fundi i këtij muaji”, ka thënë një burim brenda partive opozitare.
I njëjti burim ka thënë se partitë opozitare janë duke punuar me bazat e tyre në terren në mënyrë që të mobilizojnë sa më shumë elektoratin e tyre për të dalë në protestë.
“Protesta nuk do të jetë një ditore, po ajo do të zgjasë me ditë të tëra derisa qeveria të tërheq nënshkrimin për ‘Zajednicën’ ose deri sa të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë burimi.
Ndryshe, kryministri Isa Mustafa dje ka bërë të qartë se nuk do të ketë tërheqje të nënshkrimit për marrëveshjet e arritura me Serbinë në Bruksel.
Ai me këtë rast u ka bërë thirrje partive opozitare për dialogë për të gjetur zgjidhje për bllokadën që po e krijojnë.