Opozita e bashkuar nën emrin Fronti Demokratik në Mal të Zi, ka njoftuar se do të mbajë protestë me fillim nga 19:00 në sheshin kryesor në Podgoricë, njofton Vijesti, përcjellë Klan Kosova.
Protesta në Mal të Zi, kishte edhe ditën e djeshme, kur liderët opozitarë, Andrija Mandic, Nebojsha Medojeviç dhe Branko Radulovic, bashkë me qindra qytetarë, protestuan së bashku në qendër të Podgoricës, kryeqytetin malazias, dhe provuan ta shpërthejnë kordonin e policisë pranë Parlamentit.
Megjithatë policia ia kishte arritur t’i shpërndajë duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestën e thirrur nga opozita, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhje të parakohshme, njofton Klan Kosova.
Grupet opozitare edhe në fillim të kësaj jave organizuan një protestë anti-NATO, gjatë një vizite nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.
Kundërshtarët politik të Qeverisë në Mal të Zi, ndër tjera, kanë akuzuar krerët e shtetit se ushtrojnë pushtet autoritar.
klankosova.tv