Lajmet e fundit

Opozita në tubim protestues më 28 Nëntor

Njëra nga tri partitë opozitare ka thënë se janë marrë vesh që më datën 28 nëntor, në nder të Ditës së Flamurit Kombëtar, të organizojnë një tubim protestuese, duke kundërshtuar kështu marrëveshjet e fundit me Serbinë dhe Malin e Zi.

Muharrem Nitaj, zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se do të ketë tubim protestues më 28 nëntor, në orën 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Opozita nuk po del në protesta, por e ka caktuar një tubim protestues, për datën 28 nëntor. Kjo s’ka lidhje me festat. Tubimi do të jetë manifestim i qetë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ dhe është caktuar 28 nëntori në orën 14:00 për shkak se është fundjavë, dhe njerëzit nuk e kanë ditë pune“, ka deklaruar Nitaj.

Ai thënë se pretendimet se kjo datë po shfrytëzohet për masivitet të pjesëmarrjes së qytetarëve në protestë, nuk qëndron.

Ndërsa dy partitë e tjera opozitare, Lëvizja Vetëvendosje! dhe Nisma për Kosovën, nuk e kanë konfirmuar nëse protesta do të mbahet më 28 Nëntor.

Ne jemi në Parlament dhe do të protestojmë brenda tij çdoherë që organizohet seancë, deri në tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi“, ka thënë për Zërin, zëdhënësi i LVV-së, Frashër Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.