Lajmet e fundit

Opozita: Nesër protestojmë në Pejë

Subjektet opozitare: Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, përmes një kumtese të përbashkët bëjnë me dije se nesër, e mërkurë, data 16 dhjetor 2015, me protestuesit e vet, do të mblidhen në Pejë, në Manifestimin për Republikën.;

Në kumtesë thuhet:

Peja është një prej komunave që dëmtohet më së shumti prej marrëveshjeve kriminale të nënshkruara prej Qeverisë Mustafa-Thaçi, sidomos prej marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, që ia heq Kosovës mbi 8000 hektarë tokë.

Për këtë tokë është derdhur gjak dëshmorësh, dhe askush nuk ka të drejtë t’ia falë dikujt.
Po ashtu, Peja është e prekur prej enklavizimit të komunave e vendbanimeve me shumicë serbe, të cilat Serbia po dëshiron t’i përfshijë në një projekt që e shkatërron Kosovën, siç është “Zajednica”. Ne nuk do ta lejojmë bosnjëzimin e Kosovës.

13 deputetë të Opozitës së Bashkuar janë të arrestuar. 20 aktivistë të opozitës janë të arrestuar. Por ne do të vazhdojmë aktivitetet tona paqësore, në mbrojtje të Republikës.
Qytetarë të Pejës e të mbarë Dukagjinit. Të mërkurën në datën 16 dhjetor na duhet prezenca e secilit prej jush, sepse në këtë përpjekje civile jemi të gjithë bashkë.
Ju presim në sheshin kryesor të Pejës, në orën 12:00. Ftoni familjarët, fqinjët dhe bashkëpunëtorët tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.