Partitë opozitare nesër do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm në lidhje me marrëveshjen për demrkacionin dhe për Asociacionin e Komunave. Një zyrtar i lartë nga partitë opozitare, i ka thënë Gazetës Blic në kushte anonimiteti se nesër, do të ketë takim të përbashkët të partive opozitarem gjegjësisht strukturave të larta të këtyre partive, ku do të vendoset për hapat që do t’i ndërmarrin, pas nisjes së reflektimit nga ana e Qeverisë për demarkacionin.
“Nesër kemi takim me deputetët dhe me kryetarët e degëve të partive opozittare dhe do të vendosim për hapat e ardhshëm”, ka theksuar ky zyrtar i lartë opozitare.
Ky zyrtar e k parë si shans të mirë fillimin e reflektimit të qeverisë së Kosovës për marrëveshjen për demarkacionin.
Megjithatë, sipas këtij zyrtari, opozita nuk do të heq dorë pa marrë garanci se do të anulohen të dy marrëveshjet.
Gjatë ditës së sotme, ka pasur një takim ndërmjet ministrit Arban Abrashi dhe sekretarit të përgjithshëm të AAK-së, Blerim Kuçi, ku u diskutua për marrëveshjen për Demarkacionin.
Ky hap, është konsideruar si shumë i rëndësishëm drejt tejkalimit të krizës në të cilën është futur vendi.
Pos deputetit të LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili në të njëjtën kohë është edhe profesor i Gjeografisëm edhe deputetja tjetër e kësaj partie, Alma Lama kanë kërkuar rishikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Edhe dy deputetë të Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda e Vjosa Osmani kanë dalë me një propozim konkret për tejkalimin e situatës në të cilën është futur vendi. Deri më tani as pozita e as opozita nuk kanë dhënë sinjale nëse do ta pranojnë këtë propozim, në mënrë që vendit t’i kthehet normaliteti.
Sidoqoftë, lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka theksuar se pa u tërhequr nënshkrimet nuk do të ketë kurrfarë negociatash me Qeverinë e Kosovës.