Edhe pse kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta u tregua aktiv dy ditët e fundit për të takuar politikanët kosovarë për të gjetur një zgjidhje të krizës aktuale politike, opozita duket se nuk është bindur nga ai.
Meta edhe pse tha që ka vullnet te politikanët e Kosovës që të mos mbyllin të gjitha dyert drejt një zgjidhje, duket se as kjo nuk qëndron.
Zëdhënësi i partisë më të madhe opozitare në vend, Frashër Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka ripërsëritur edhe njëherë faktin se vizita e kryeparlamentarit shqiptarë nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e Opozitës.
Krasniqi përmes një statusi në Facebook, ka thënë se normalizimi do të vij vetëm kur të tërhiqen marrëveshjet. “
Subjektet opozitare e kanë sqaruar tashmë: nuk ka kurrfar normalizimi të situatës, pa u tërhequr marrëveshjet nga Qeveria dhe pa u liruar të burgosurit politikë. Nuk ka kompromis me shtetin, sovranitetin, lirinë dhe barazinë”, ka thënë Krasniqi.