Pozita duhet të vetëburgoset ose t’i liroje aktivistët e burgosur deri më tani në qoftë se duan të arrijnë marrëveshje përmes dialogut me opozitën.
Këtë e tha lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në konferencën për media pas takimit të përbashkët të opozitës, në të cilin diskutuan për manifestimin që do të mbahet në Gjakovë në ditën e shtunë.
Ai përmendi se i ka penguar shumë reagimi i Isa Mustafës pas deklaratave të Ilir Metës, pasi sipas tij kryeministri harxhon paratë e popullit të Kosovës për të shkuar në takim me Vuçiqin, e mendimet që vijnë nga Tirana zyrtare i pengojnë.
Sa i përketë vizitës së djeshme të sekretarit amerikan John Kerry kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri tha se ardhja e tij në Kosovë është jashtëzakonisht e mirë.
“Ne e mirëpritëm vizitën e tij dhe partneritetin që e kemi me Amerikën kjo është shumë e rëndësishme. Duhet ta kemi prasysh se asnjë diplomat i huaj pa marrë parasysh përkrahjen e tyre qe kanë për Kosovën, asnjëherë nuk do t’i kenë qëndrimet e tyre më të mira se ç i kemi ne për vendin tonë”, tha Ymeri.
Sa i përket manifestimit në Gjakovë, Bilall Sherifi tha se edhe këtë të shtunë, si në të kaluarën, do të mbahet për të njëjtat kërkesa dhe se qëndrimet e tyre dhe rruga e kundërshtimit janë të njëjta.