Lajmet e fundit

Opozita nuk komenton vendimin e Kushtetueses

Derisa në medie është publikuar lajmi se Gjykata Kushtetuese ka marr vendim lidhur me kushtetutshmërinë e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe, të arritur në gusht mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke konstatuar se asociacioni nuk është në kundërshtim me kushtetutën e vendit partitë opozitare po preferojnë të heshtin deri në publikimin zyrtar të vendimit.

Në partinë e Ramush Haradinaj thonë se nuk preferojnë të komentojnë për këtë çeshtje, për faktin se vendimi i Kushtetueses ende nuk është publikuar zyrtarisht.
I kontaktuar nga Indeksonline, zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se AAK-ja nuk komenton lajmet në medie.

“Derisa Gjykata Kushtetuese në ëebfaqen e saj zyrtare nuk e ka publikuar vendimin, ne nuk preferojmë që të komentojmë lajmet e medieve” Kur Kushtetuesja të dalë me një vendim, atëherë do të dalim me qendrim”, ka thënë Nitaj.

Indeksonline ka provuar të kontaktoj edhe me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me këtë çështje, por se Frashër Krasniqi, zëdhënës i kësaj Lëvizje nuk është lajmëruar në telefon.

Leave a Reply

Your email address will not be published.