Disa të rijnë të partive opozitare VV-AAK-NISMA janë duke kryer një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Zhvillimet e fundit politike në vend, marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, arrestimi dhe kërkimi i deputetëve të opozitës, është marrë shkas nga këta të rijnë, mbështes të partive opozitare, që ta kryejnë këtë aksion simbolik.
Ata me anë të bashkimit të shkronjave që mbanin në duar kanë formuar fjalën “Me Republikën”, raporton Gazeta Express.
Bashkë me këta të rinjë, janë edhe disa deputetë të tri partive opozitare.
Ky veprim i paraprinë protestës së madhe të thirrur nga opozita, në Ditën e Flamurit Kombëtar, 28 nëntor, që VV AAK dhe NISMA e kanë quajtur vetëm manifestim.