Lajmet e fundit
Opozita paralajmëron revolucionin, shpallë shpërbërjen e Kuvendit

Opozita paralajmëron revolucionin, shpallë shpërbërjen e Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, sot pas bllokimit të seancës së Kuvendit, në një adresim mediave, ka thënë se deputetët kanë tradhtuar betimin dhe ata më nuk janë deputet. 

Ai ka thënë se nuk ka numra të shumicës së koalicionit PDK-LDK, dhe ka paralajmëruar protesta gjithëpopullore.

“Këta e kanë tradhtuar betimin e deputetit prandaj ata më nuk janë deputet. Prandaj më nuk ka numra të shumicës, të koalicionit PDK-LDK.

“Opozita ëshët duke shkuar drejt organizimit të protestave masive gjithëpopullore”.

“Ne jemi të vendosur ta kundërshtojmë edhe qeverinë por edhe kryetarin e parlamentit të Kosovës. Ai duke keqpërdorur edhe mediat po mundohet të bëjë show mediatik. Ne kundërshtojmë demagogjinë e tij”, ka thënë Konjufca për kryetarin Veseli.

Sipas Konjufcës pas 25 gushtit Kosova më nuk është si më parë.

Ai ka thënë se marrëveshja për Zajednicën është tradhti kombëtare, dhe përpjekjet e opozitës duhet parë në mbrojtje të vendit.

Duke komentuar deklaratën e Veselit se deputetët duhet t’i drejtohen qeverisë, Konjufca tha se do t’i vijë radha edhe asaj. “Ne po përgatitemi për protesta masive gjithëpopullore”.

Ndërsa shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi ka thënë se Qeveria i ka dy opsione, të dorëhiqet ose të tërhiqet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.