Klan Kosova mëson se sot nga ora 18 deri në ora 21 krerët e opozitës Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë mbajtur një takim ku janë dakorduar që të vazhdojnë me bllokimin e punës së Kuvendit.
Sipas burimeve të Klan Kosovës, krerët opozitarë janë dakorduar që edhe në seancën e së premtes të vazhdohet protesta brenda Kuvendit duke pamundësuar mbajtjen e seancës plenare ashtu siç kanë bërë edhe me seancat e kaluara.