Lajmet e fundit

Opozita paralajmëron surpriza në seancën e nesërme

Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Enver Hoti, ka thënë se opozita e bashkuar kosovare në krye me Lëvizjen Vetëvendsje, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA-n, do të jenë të pranishëm në seancën parlamentare të Kuvendit, ku do të mbajë fjalim edhe Komisioneri i Bashkimit Europian për zgjerim, Johannes Hahn.

Hoti ka thënë në Info Magazine në Klan Kosova, se edhe kësaj radhe opozita mund të vijë me surpriza në sallën e kuvendit, por jo me gaz lotsjellës.

“Opozita do të marrë pjesë në seancë, edhe sigurisht që do të jetë aty prezent. Surpriza mund të ketë, aty mund të shihet nesër, e gaz nuk do të ketë sepse s’ka arsye. Qëndrimi i opozitës është i qartë, e ne do të reagojmë e do të pengojmë të gjitha seancat, sepse nuk ka asnjë arsye që opozita ta ndryshojë kursin e qëndrimeve”, është deklaruar Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.