Krerët politikë të opozitës në Kosovë edhe pas takimit me Presidenten e vendit, Atifete Jahjagën kanë shprehur qëndrimet e njëjta si më parë. Kërkojnë tërheqjen e nënshkrimeve për demarkacionin dhe për siç e quajnë ata Zajednicën.
Visar Ymeri pas takimit ka thënë se i kanë bërë të qarta kërkesat e tyre dhe se janë të palëkundur në këtë aspekt.
“Në si opozitë e bashkuar jemi të vendosur në kërkesat tona dhe në protestën që marrëveshjet mos të zbatohen”, tha ai.
Ndërsa kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është gabim thirrja e seancës si dhe është gabim i Qeverisë që përmes dhunës policore të disiplinojë opozitën.
Ai vlerësoi se vendimi për të thirrur seancën është tentim për përshkallëzim të situatës.
E i pari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj tha se për koalicionin nuk ka krizë sepse, sipas tij, ata bazohen vetëm në numra.
“Kërkesat i kemi të qarta. Parakusht është që koalicion qeverisë të mos bëjë asnjë hap që të përkeqësoj situatën”, tha Limaj.