Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka thënë se Ditën e Pavarësisë, 17 shkurtin, nuk e kanë menduar si datë të protestës së radhës.
Sipas tij, protesta mund të mbahet shumë më herët, duke mos përjashtuar që kjo mund të ndodh edhe gjatë këtij muaji.
“17 shkurti është datë shumë e largët për një protestë. Protesta duhet të ketë me gjasë shumë më herët. Nuk është që e kemi menduar si datë të mundshme për protestë. Jemi duke menduar se cilët do të jenë hapat më të hershme, me gjasë brenda këtij muaji”, ka thënë Çaushi për RTV Dukagjinin.