Tri partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën janë shprehur të vendosura që nuk do të lejojnë normalitet në Kosovë deri në tëreqjen e marrëveshjeve të dëmshme për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.
Lideri i NISMËS Fatmir Limaj ka thënë që prokuroria të mos bëhet instrument i politikës dhe e ka ftuar atë që menjëherë të fillojë hetimet për ata që kanë bërë shkelje kushtetuese me këto marrëveshje.
Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ndërkaq, ka thënë se janë të vendosur dhe i ka bërë thirrje PDK-së dhe LDK-së që të mos e çojnë vendin në krizë më të thellë.
Deklaratat u bënë pas takimit të tri subjekteve opozitare në selinë e VV-së.