Partitë opozitare kanë pranuar tanimë, që të takohen me Presidenten Jahjaga. Këtë e ka bërë të ditur Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj.
Ai në një prononcim të dhënë për Gazetën Blic, ka thënë se Opozita e ka pranuar takimin e thirrur nga Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.
Ai pos kësaj, ka thënë se nuk dihet se çka konkretisht do të dalë nga ky takim i liderëve politikë dhe Presidentes.
“Opozita e ka pranuar takimin. Nuk e dijme cka do te dale prej ketij takimi. Por nese takimi behet vetem sa per forme e nuk ka per qellim te gjeje rrugezgjidhje per situaten e krijuar, eshte keq. Sidoqofte ne kete faze nuk mund te paragjykojme se cka do te dale prej tij!”, është shprehur Nitaj.
Presidentja Jahjaga, ka ftuar sot liderët politikë në një takim të përbashkët, për të arritur deri te një zgjidhje e situatës ku ndodhemi.