Partitë e bllokut opozitar po vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të reja në vitin e ardhshëm, në të kundërtën kërcënojnë me bllokim të institucioneve.
Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa është i bindur se do të jetë kryeministër deri në vitin 2018, kur edhe janë të parapara zgjedhjet parlamentare.
Ai thotë se nuk ka nevojë për zgjedhje dhe nuk do të ketë para këtij viti, duke vlerësuar se nuk janë zgjedhjet zgjidhje e krizës aktuale politike.
Por, opozita thotë se Qeveria ka humbur legjitimitetin, sidomos pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin, të cilin e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën.
Edhe disa prej analistëve mendojnë se në vitin 2016, do të ketë zgjedhje të reja. Por, ka edhe të tjerë që thonë se zgjedhjet nuk janë opsion dhe nuk do të ketë në vitin që po hyjmë.