Lajmet e fundit

Opozita serbe propozon luftë nëse nuk largohet kushti për njohjen e Kosovës

Partitë opozitare në Serbi po kritikojnë pushtetin lidhur bisedimet për kapitullin 35, duke thënë se kushti për njohjen e Kosovës është ditur kohë më parë.
Deputetë të partisë opozitare Partisë Demokratike kanë thënë se nuk e kupton presionin gjerman ndaj Serbisë, pasi që këta të fundit gjatë dialogut kanë bërë çdo gjë që është kërkuar.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, ish udhëheqësi i grupit negociator të Serbisë, Borko Stefanoviq, i ka kërkuar kryeministri Aleksandar Vuçiq që të mos ia kthejë shpinën BE-së, por të rritë aktivitetin diplomatik, pasi sipas tij, ende mund të gjenden mënyra për të përfituar Serbia.

Ndërsa, Zoran Zhivkoviq nga Partia e Re (Nova Stranka) ka thënë se çështja e kushtit për ta njohur Kosovën, është ditur kohë më parë.

“Kjo nuk është mirë, është ditur qartë se bisedimet në Bruksel kanë qenë të dedikuara për pavarësinë e Kosovës dhe këtu nuk ka ndryshime, përveç përmes luftës”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Pas takimit të martës mes kryeministrave Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, pala serbe ka ngritur shqetësim se BE po i bënë presion që në bisedimet për kapitullin 35 (normalizimi i raporteve me Kosovën) po i vë kusht që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.