Lajmet e fundit
Opozita sërish bllokon Kuvendin: Me filikaqa në seancë

Opozita sërish bllokon Kuvendin: Me filikaqa në seancë

Deputetët e opozitës sërish sot kanë bllokuar seancën e Kuvendit të Kosovës.

10:30 Kryetari Kadri Veseli në një fjalim nën zhurmën e fishkëllimave të filikaqae të deputetëve të opozitës, ka thënë se nuk do të lejojë që nga Kuvendi të prodhohen konflikte. Veseli u ka bërë thirrje deputetëve opozitarë që të shkojnë ta bllokojnë punën e Qeverisë, e jo atë të Kuvendit.

Ai ka vendosur që të shkohet me një pauzë 30 minutëshe. Megjithatë deputetët po vazhdojnë të qëndrojnë në sallë.

Në momentin kur kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka hyrë në sallë, deputetët opozitarë janë afruar pranë foltores së Kuvendit, raporton gazetari i lajmi.net.

Veseli më pas ka kërkuar 10 minuta pauzë dhe i ka ftuar mediat të futen në sallën e Kuvendit, duke thënë se të gjithë do të qëndrojmë në sallë për të diskutuar.

Deputetët opozitarë kësaj radhe, për dallim nga hera e kaluar nuk po lejojnë as fjalimin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Ata kanë marrë filikaqa me vete, duke fishkëlluar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.