Lajmet e fundit
Opozita sërish bojkoton Kryesinë

Opozita sërish bojkoton Kryesinë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka bërë me dije se sot do të mbahet mbledhja e rregullt e kryesisë së këtij institucioni.

Haliti ka deklaruar për “Epokën e re” se përfaqësuesve të opozitës u është dërguar ftesa për të marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.

“Nuk e di se a do të marrin pjesë. Ata (opozita) e kanë ftesën dhe janë të obliguar të marrin pjesë. Kryesia e Kuvendit i ka gjashtë anëtarë, kurse opozita ka veç një anëtar në kryesi, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje! Kështu që kuorumi është maksimalisht i nevojshëm për të marrë vendime ”, ka thënë ai.

Sipas Halitit  në mbledhjen e kryesisë mund të mos vijnë shefat e grupeve parlamentare. Pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës, Haliti ka deklaruar se kryesia mund të marrë vendime.

Ndërsa Frashër Krasniqi, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, ka theksuar se kanë vendosur t’i bojkotojnë të gjitha mbledhjet e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.