Lajmet e fundit
Opozita shqyen letrat mbi pikturat që u mbuluan me kërkesë të serbëve(Foto)

Opozita shqyen letrat mbi pikturat që u mbuluan me kërkesë të serbëve(Foto)

Dy piktura që gjendeshin të mbuluara në hollin e Kuvendit, me motive kombëtare tashmë janë zbuluar nga deputetë të tri partive opozitare.

Ato janë zbuluar nga deputeti i AAK-së Pal Lekaj dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje Faton Topalli.

Lekaj dhe Topalli, janë ndihmuar nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, dhe ai i Nismës Fatmir Limaj.

Pikturat, të cilat tregojnë momentet historike të popullit shqiptar, ishin vendosur nëpër ambientet e Kuvendit, në kohën kur kryetar i legjislativit ishte Nexhat Daci.

Këto pikturat u mbuluan për shkak të ankesës së parashtruar nga deputetët e minoritetit serb, të cilët atëbotë thanë se këto piktura paraqesin vetëm historinë e popullit shqiptarë.

opozita-3op12086811_10153642750220883_483430107_n

Leave a Reply

Your email address will not be published.