Lajmet e fundit
Opozita thotë se tha se përgjegjësinë e mban Mustafa, i cili ka vënë nënshkrimin e tij në këto marrëveshje….

Opozita thotë se tha se përgjegjësinë e mban Mustafa, i cili ka vënë nënshkrimin e tij në këto marrëveshje….

Pas bllokimit që opozita i bëri sërish seancës së sotme, tri subjektet opozitare Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma thanë se mbesin të vendosur në kërkesat e tyre se nuk do të ketë seanca të Kuvendit derisa Isa Mustafa të heqënënshkrimin e tij dhe të zhvlerësojë Marrëveshjet e Brukselit për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi

Këto deklarata ata i bënë në një konferencë për medie.Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së Donika Kadaj-Bujupi tha se në rast se deputetët e Kuvendit të Kosovës do të lejojnë jetësimin e këtyre marrëveshjeve atëherë për vendin do të jetë vonë dhe do të humb perspektiven në integrimet evropiane.

E shefi i GP të Vetëvendosjes Glauk Konjufca rikujtoi edhe njëherë se opozitarët nuk do të kursejnë asnjë mjet nga përdorimi për të ndaluar siç e quajnë ata” Zajednicën” e Komunave Serbe në Kosovë. Konjufca tha se qëllimi i opozitës mbetet bllokimi i punës së Qeverisë brenda Kuvendit derisa të ketë reflektim nga ana e kryeministrit Mustafa.

Në anën tjetër Haxhi Shala nga Nisma tha se fajtor për situatën e krijuar në vend është koalicioni i panatyrshëm në mes të PDK-së dhe LDK-së. Ai komentoi edhe deklaratën e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, i cili tha se me veprimet e opozitës po cenohet demokracia , duke thënë se demokracia po cenohet pikërisht nga ky koalicion.

Për eskalimin eventual të situatës Konjufca tha se përgjegjësinë e mban Mustafa, i cili ka vënë nënshkrimin e tij në këto marrëveshje, dhe vetëm me tërheqjen e këtyre nënshkrimeve ai mund ta qetësoj situatën dhe të mbetet kryeministër i vendit. Sipas tij vetëm atëherë mund të vazhdohen betejat politike që opozita ka me të.

Ndryshe opozita ka bllokuar që nga fillimi punët e Kuvendit të Sesionit Vjeshtor, që kanë filluar me 17 shtator, duke kundërshtuar më pas edhe raportimin e Isa Mustafës me 22 shtator, i cili edhe ishte gjuajtur me vezë nga ana e opozitarëve në Kuvend.

Leave a Reply

Your email address will not be published.