Lajmet e fundit

Opozita vazhdon manifestimet, nesër në Malishevë

Tri subjektet opozitare Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovë kanë paralajmëruar manifestimin e radhës që do të mbahet në Malishevë gjatë ditës së nesërme. 

Në një njoftim për media thuhet se qytetarët e Malishevës nuk pajtohen me kthimin e Serbisë brenda Kosovës e as me faljen e mbi 8 mijë hektarëve tokë Malit të Zi.

“Për këtë do të manifestojmë nesër bashkë, të shumtë në numër dhe të vendosur në qëndrimin që marrëveshjet për këto çështje duhet të tërhiqen.

Malisheva ka treguar edhe më herët që del në mbrojtje të Republikës, kërkon çlirim dhe nuk mund të rrijë e qetë kur vendi kërcënohet si në këtë situatë nga këto marrëveshje shumë të dëmshme”.

Në këtë njoftim thuhet se projekti i “Zajednicës” që e gjymton Kosovën dhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi që e copëton territorin e Republikës përbëjnë alarm për të gjithë ne.

Andaj partitë opozitare kanë bërë të ditur se mblidhen nesër në Manifestimin për Republikën, në sheshin e Dëshmorëve në Malishevë, në orën 13:00 për të shprehur vullnetin tonë: kundër marrëveshjeve, transmeton Klan Kosova.

“Nuk mund të sillemi sikur shteti nuk është në rrezik. Marrëveshjet famëkeqe mund të tërhiqen. Ato duhet do të tërhiqen” përfundon ky njoftim për media.

Ndryshe, partitë opozitare kanë mbajtur manifestime të tilla edhe në Gjakovë, Gjilan dhe së fundmi edhe sot në Pejë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.