Mblodhën mbi 200 mijë nënshkrime për 34 ditë për të kundërshtuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin e kufirit më Malin e Zi, por tri partitë opozitare ende nuk kanë marrë vendim se kujt do t’i drejtohen.
Edhe pse dy liderët ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj të shtunën gjatë një konference për media me gjithë problemet për të futur brenda materialin e peticioni në hollin e Kuvendit, përmendën disa adresa se kujt do t’ia adresojnë këtë peticion.