Lajmet e fundit

Opozitarët kërkojnë zgjidhje edhe prej Presidentes

Tre liderët e partive opozitare, Visar Ymeri i VV-së, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i Nismës, ia kanë dorëzuar presidentes së vendit Atifete Jahjaga dy kërkesa me shkrim.

Ata nuk po tërhiqen nga kërkesat e tyre për tërheqjen e marrëveshjeve, e tash edhe lirimin e deputetëve që po mbahen në burg.

Për marrëveshjet e kanë mendimin e njëjtë si të mëparshëm, ndërsa arrestimet sipas liderëve opozitarë janë politikë.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj tha se derisa Qeveria po i thërret për dialog, në anën tjetër po i ndalon deputetët e opozitës.

“Tentimi i pushtetit që me forcë t’i detyroi të pajtohen me marrëveshjet një ditë do të pëlcas”, tha Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.