Lajmet e fundit

Opozitarët mblidhen në Sallën e Kuqe për mobilizim rreth protestës

opozita salla e kuqeMobilizimi i qytetarëve anekënd Kosovës për protestën e 17 shkurtit, të paralajmëruar dhe organizuar nga blloku opozitar VV-AAK-Nisma, do të vazhdojë edhe sot.
Salla e Kuqe në Prishtinë do të pret Albin Kurtin e Vetëvendosjes, Donika Kada-Bujupin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Jakup Krasniqin nga Nisma për Kosovën, të cilët do të mbajnë një tubim mobilizues në ora 14:00, ku do të flitet me aktivistë të këtyre subjekteve rreth situatës politike në vend, transmeton Koha.net.
Deputetë të opozitës nga të gjitha radhët, shihen teksa publikojnë fotografi mbrëmjeve në fshatra të thella të të gjitha komunave të Kosovës, në të cilat marrin pjesë me synimin e njëjtë, të mobilizojnë banorët për protestën e 17 shkurtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.