Burime të Klan Kosovës marrin vesh se nesër gjatë ditës tre liderët e partive opozitare Visar Ymerii, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj pritet të shkojnë tek presidentja e vendit Atifete Jahjaga ku do t’i dorëzojnë peticionin me mbi 200.000 nënshkrime të qytetarëve kundër demarkacionit për kufirin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Sipas të njejtave burime, presidentja Jahjaga dhe krerët opozitarë do të zhvillojnë edhe një takim ku do të diskutohet për situatën politike në vend.