Deputetët e opozitës po tentojnë të hyjnë në sallën alternative në të cilën tashmë veç ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës.
Ata po kërkojnë vendimin se kush nga deputetët e opozitës janë suspenduar për të marrë pjesë në mbledhje e kush jo.
Për dallim nga hera e kaluar, kur Kryesia mori vendim që të suspendojë disa nga deputetët e opozitës një gjë e tillë sot nuk është përmendur fare.