Lajmet e fundit

Opozitarët takohen për hapat e ardhshëm

Liderët e tri partive opozitare- Vetëvendosje, AAK dhe NISMA- pritet të mblidhen në orët e vona të pasdites për të diskutuar në lidhje me situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën

Ai tha se opozita do të vazhdojë t’i kundërshtojë veprimet e pozitës në lidhje me nënshkrimin e dy marrëveshjeve: atë të Demarkacionit me Malin e  Zi, si dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Ne do të vazhdojmë të pengojmë çdo seancë plenare, edhe nëse do na arrestojnë të gjithëve. Kjo Qeveri, ky pushtet nuk e ka larg”, tha Sherifi.

Tre deputetë të opozitës- Haxhi Shala, Fisnik Ismaili e Imajl Kurteshi- janë arrestuar sot duke e çuar në pesë numrin e deputetëve opozitarë prapa grilave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.