Lajmet e fundit

Opozitarëve nuk u lejohet hyrja në Kuvend

Deputetes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Aida Dërguti është duke iu ndaluar hyrja në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Pos saj edhe disa deputetë të tjerë të Opozitës nuk janë lejuar që të hyjnë në Kuvendin e Kosovës, dhe janë duke u kontrolluar në hyrje të objektit të parlamentit para nisjes së seancës së sotme parlamentare.

Ndryshe, deputetët nga radhët e partive opozitare me vendim të Kryesisë së Kuvendit u patën suspenduar për pjesëmarrje në seancën e 30 nëntorit.

Ata që i shpëtuan suspendimit ishin vetëm Shukrije Bytyqi dhe Ilir Deda, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.