Lajmet e fundit

Opozitë e pozitë me qëndrime të pandryshuara për seancat. Prapë do të ketë bllokim!

Pavarësisht se seancat e aranzhuar për javën që vjen janë vetëm të karakterit solemn, deputetë e opozitës sikurse edhe ata të pozitës mbesin të prerë në qëndrimet e tyre. Derisa për deputetët e opozitës çdo tentim për mbajtjen e seancave të rregullta do të pengohet, për ata që përfaqësojnë koalicionin qeveritarë, Kuvendi duhet të vazhdojë normalisht punën e vet, rrjedhimisht sipas tyre duhet të vazhdojë në thirrjen e seancave të rregullta.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Ali Sadriu i shoqëruar nga kolegu i tij nga radhët e AAK-së, Bali Muharremi theksoi se sa herë që thirret seancë nga ana e kryesisë së Kuvendit ai do të jetë i pranishëm aty, meqë këtë e konsideron obligim. Ndërsa, si në humor i drejtuar kah kolegu i tij, duke thënë se shpreson në këndelljen e deputetëve të opozitës.

Sadriu: Do dal në seancë, është obligim

“Është obligim. Mendoj që janë kthjell këta dhe do të jenë edhe këta bashkë”, tha Sadriu.

Bali Muharremi theksoi se subjekti që ai përfaqëson së bashku me dy partitë e tjera opozitare mbesin të vendosur në qëndrimet e tyre se do të vazhdohet me bllokada të seancave të rregullta derisa Qeveria të mos tërheq dy marrëveshjet që opozita qe mbi një muaj është duke i kundërshtuar vazhdimisht.

Muharremi: Derisa të tërhiqen marrëveshjet do të ketë bllokada

“Derisa nuk tërhiqen marrëveshjet do të vazhdojmë të punojmë njëjtë…Derisa nuk tërhiqen këto dy marrëveshje, do të ketë bllokada”, tha Muharremi.

Deputeti nga radhët e LëvizjesVetëvendosjes, Fisnik Ismajli thotë se asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimet e tyre, ndonëse ata do të jenë në seancës e së hënës.

Ismajli: Nuk do ta stopojmë MSA-në

“Si në çdo seancë tjetër që jemi ftuar do të marrim pjesë normalisht…Si kemi thënë deri tash që kemi tentua me i ndal seancat e njëjta vlen ende, asgjë nuk ka ndryshuar”, deklaroi Ismajli.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu nuk deshi të komentoj veprimet eventuale që mund të bëjë opozita në seancat e rregul lta duke shtuar se e konsideron si pozitive mbajtjen e dy seancave për javën e ardhshme, pasi që sipas saj puna e Kuvendit duhet të vazhdojë.

Musliu: Është mirë që është ftuar seanca

“Në rend të parë unë nuk dëshiroj të paragjykoj se çfarë do të bëj opozita dhe thjeshtë nuk dua të merrem me skenarë të askujt dhe nuk jam deputete e cila merrem me skenarë. Mendoj që mirë është ftuar seanca sepse puna e Kuvendit duhet të vazhdojë”, tha Musliu.

E shkurt në deklaratën e saj ishte deputetja Besa Gaxherri nga LDK, e cila tha se nuk beson që deputetët e opozitës do të përdorin metodat e njëjta që kanë përdorur në seancat e fundit për të pamundësuar mbajtjen e seancave.

Gaxherri:Do të bëhet mirë

“Hiç nuk duam me besu ashtu, kanë me u bë të mirë”, tha Gaxherri.

Deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi deklaroi për KosovaPress se përkundër deklarimeve të opozitës për të penguar sërish mbajtjen e seancave, ai do të jetë në Kuvend sa herë që bëhet një ftesë e tillë ndaj tij, meqë për këtë ai dhe kolegët e tij deputetë janë votuar e marrin pagë.

Kelmendi: Kemi obligim të paraqitemi në seanca

“Sipas deklarimeve të tyre ata prapë do ta pengojnë seancën, por megjithatë e jona si përfaqësues të popullit për çkapopulli na ka mbështetna ka votu dhe na paguan, të ardhurat i kemi prej popullit e kemi obligim qytetarë të jemi prezentë seancën e Kuvendit”, tha Kelmendi.

Opozita që nga sesioni vjeshtor, me bllokada në fillim e pastaj me hedhje te vezëve, e deri te përdorimi i gazit lotsjellës ka pamundësuar mbajtjen e seancave të rregullta të Kuve ndit. Këto bllokada ata janë zotuar se do t’i vazhdojnë derisa të ketë tërheqje nga dy marrëveshjet e 25-26 gushtit të nënshkruar në Bruksel, atë të Asociacionit të Komunave Serbe të nënshkruar nga kryeministri Isa Mustafa dhe marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi të nënshkruar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Hashim Thaçi.

Kurse, dje presidentja e vendit Atifete Jahjaga iu ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të bërë interpretimin e përputhshmërisë së parimeve të Asociacionit meKushtetutën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.