rtitë opozitare janë të pavendosura nëse do të bojkotojnë Kuvendin e Kosovës, pas suspendimit një ditor nga Kryesia e Kuvendit. Përkundër deklaratave të djeshme të eksponentëve të opozitës, të cilët deklaruan se opozitës nuk i ka mbetur zgjidhje tjetër përveç rrugës, opozitaret ende nuk kanë vendosur përfundimisht për veprimet e tyre.
Driton Çaushi, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se sjellja e Kryesisë së Kuvendit dhe kryeparlamentarit Veseli, i takon vetëm pushteteve diktatoriale. Tani, sipas tij, ka ardhur një moment ku mjetet për të kundërshtuar këto marrëveshje janë kufizuar.
Sipas nënkryetarit të VV-së, ngjarjet e djeshme dhe ato të shtunës kanë shpërfaqur në mënyre reale fytyrën e këtij pushteti.