Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ajo e cila e gjuajti së bashku me Albin Kurtin gazin lotsjellës në seancën e javës së kaluar më Kuvend ishte vërejtur nga organet e sigurisë së Kuvendit.
Në momentin kur është larguar nga salla dhe ka shkuar në zyrë, organet e sigurisë e kishin ditur se ka shkuar për ta marrë gazin lotsjellës.Këto i ka konfirmuar Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, duke shtuar se ajo me këtë gjë nuk ka bërë fare mirë.
“Organet tona të sigurisë e kanë ditur kur Albulena ka shkuar në zyrë për ta marrë gazin lotsjellës në zyrë edhe hiç mirë s’ka bo”, ka thënë Veseli për dhunën e shkaktuar nga deputetja Haxhiu.